Monday, April 7, 2025
Google search engine
BallinaLajmeShkolla Fillore “Emin Duraku” pa ngrohje e pa rrymë, institucionet neglizhojnë problemin

Shkolla Fillore “Emin Duraku” pa ngrohje e pa rrymë, institucionet neglizhojnë problemin

Shkolla Fillore “Emin Duraku” pa ngrohje e pa rrymë, institucionet neglizhojnë problemin

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Emin Duraku” në Shtime po përballen me kushte të vështira mësimi për shkak të problemeve të brendshme me energjinë elektrike, të cilat kanë çrregulluar edhe sistemin e ngrohjes. Për pasojë, orët mësimore janë shkurtuar, ndërsa rreziku nga shpërthimi i kalldasë mbetet shqetësim serioz.

Lidhur me këtë problem janë të njoftuar krerët e DKA-së, Yllka Fejzullahu dhe Lulzim Sahiti, të cilët drejtoresha e institucionit shkollor i ka njoftuar për këtë situatë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim apo veprim konkret për zgjidhjen e problemit. Për çudi, në vend të zgjidhjes së problemit, ata kanë rekomanduar shkurtimin e orëve mësimore!!

Pavarësisht se situata kërkon një ndërhyrje të menjëhershme, drejtoresha e DKA-së Yllka Fejzullahu po hesht, duke lënë të kuptohet se problemet bazike të arsimit nuk janë në listën e tyre të prioriteteve.

Sa gjatë do të duhet që autoritetet të marrin masa para se të ndodhë një incident i rëndë?

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments