Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Shtimes ka shpallur një konkurs publik për pozitën e mësimdhënësit për lëndët e drejtimit administratë në Institucionin për Arsim dhe Aftësim Profesional në Shtime. Ky konkurs parasheh një vend të lirë pune me zëvendësim për kohë të caktuar dhe me koeficient page 5.8.
- Pozita: Një (1) mësimdhënës për lëndët e drejtimit administrate
- Institucioni: Institucioni për Arsim dhe Aftësim Profesional – Shtime
- Kohëzgjatja: Zëvendësim me kohë të caktuar
- Koeficienti i pagës: 5.8
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale të përcaktuara në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, Ligjin e Punës, si dhe në udhëzimet administrative dhe aktet nënligjore përkatëse.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim përfshin:
- Aplikacionin për pozitën e shpallur,
- Diplomën ose certifikatën e diplomimit,
- Ekstraktin e lindjes,
- Kopjen e letërnjoftimit,
- Certifikatën që nuk është nën hetime (origjinale),
- Certifikata të trajnimeve përkatëse (nëse ka),
- Vërtetimin e përvojës në arsim (nëse ka),
- Dëshmi për kontribute në zhvillimin e arsimit (nëse ka).
Afati i aplikimit: Nga data 19.04.2025 deri më 23.04.2025
Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike përmes emailit: dka.shtime@rks-gov.net
Dokumentet duhet të dorëzohen të skanuara në format PDF.
Njoftimi i plotë dhe formularët për aplikim mund të gjenden në zyrën e Drejtorisë së Arsimit ose në ueb faqen zyrtare të Komunës së Shtimes.
Bashkëngjitur gjeni konkursin: