Friday, August 22, 2025
Google search engine
BallinaLajmePazari i radhës në Shtime: Qemajl Aliu shpërblen heshtjen me një vend...

Pazari i radhës në Shtime: Qemajl Aliu shpërblen heshtjen me një vend pune për Gezim Haxhiun

Shtimja po bëhet çdo ditë dëshmitare e degradimit moral dhe politik nën drejtimin e Qemajl Aliut. Parimet, besimi qytetar dhe fjala publike po shiten lirë – për një vend pune në administratën lokale!

Gezim Haxhiu, ish-asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje, që vetëm pak muaj më parë deklaronte publikisht largimin nga partia për “arsye ideologjike dhe parimore”, është demaskuar sot përfundimisht. Ai është shpërblyer nga pushteti i Qemajl Aliut me një vend pune si mësimdhënës i lëndës “Administratë” në Institutin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) në Shtime.

Ky është po i njëjti Gezim që më 3 prill 2025 u bashkua me opozitën në bojkotin e mbledhjes së Kuvendit Komunal, duke u paraqitur si zë i pavarur kundër pushtetit. Por më vonë, në mënyrë të fshehtë, u kthye në sallë për t’i siguruar kuorumin Qemajl Aliut – pikërisht në momentet kur pushteti i tij rrezikohej seriozisht.

Pse ndodhi kjo kthesë? Sot kemi përgjigjen zyrtare: Dokumenti që vërteton punësimin e Gezim Haxhiut në IAAP është dëshmi e qartë e një pazari politik që nuk ka të bëjë me meritën, por me heshtjen dhe nënshtrimin ndaj pushtetit.

Dhe historia nuk mbaron këtu. Daja i tij, Nebih Maksuti – ish-kandidat për asambleist dhe tashmë i punësuar në çerdhe – tregon për një model të qartë të sistemimit familjar, të maskuar si “meritokraci”.

Ky është morali i ri i qeverisjes lokale në Shtime: shite fjalën, largoju nga partia kinse për parime, dhe merr shpërblimin me një vend pune të garantuar.

🛑 Ky është turpi më i madh i kësaj legjislature.
🛑 Kjo është fytyra e vërtetë e Qemajl Aliut – pushtet që shpërndan poste për të blerë mbështetje.
🛑 Dhe ky është Gezim Haxhiu – nga “parimor” në “të shpërblyer”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments