Wednesday, June 11, 2025
Google search engine
BallinaLajmeNjë rreth i vogël në Lagje, por një problem i madh për...

Një rreth i vogël në Lagje, por një problem i madh për qeverisjen komunale

Në Lagjen e Pajtimit, qytetarët e Shtimes së fundmi janë dëshmitarë të një tjetër episodi të qeverisjes komunale, që me të drejtë është kthyer në objekt talljeje publike. Bëhet fjalë për të famshmin rrethrrotullim që u ndërtua në këtë lagje, i cili me përmasat e tij qesharake më shumë ngjante me një karikaturë inxhinierike sesa me një zgjidhje infrastrukturore.

Nga dita e parë, banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve e konsideruan projektin si të gabuar në çdo aspekt: i ngushtë, i pasigurt dhe pa funksionalitet real për qarkullimin rrugor. Autobusët e linjave lokale dhe ndërurbane nuk kanë mundur asnjëherë të kthehen rreth tij pa dalë nga korsia.

Rrethrrotullimi që nuk rrotulloi askënd… veç paratë e qytetarëve

Nën presionin e vazhdueshëm nga qytetarët dhe përballë ironisë së përhapur në rrjetet sociale, qeverisja komunale e Qemajl Aliut është detyruar ta heqë tërësisht këtë ndërtim të dështuar. Epo, më mirë vonë se kurrë – por pyetja që ngrihet natyrshëm është: kush mban përgjegjësi për paratë e shpenzuara?

Puna e bërë, paratë e harxhuara, asfalti i prerë, dhe më pas shkatërruar – e gjithë kjo tregon vetëm një gjë: një administratë që punon pa planifikim, pa konsultim dhe pa përgjegjësi.

Punimet për heqjen e tij u bënë me tabelë paralajmëruese për “ndërtime rrugore” – kur në fakt ishte “zhdukje rrugore” e një projekti të dështuar.

Qytetarët e Shtimes meritojnë më shumë sesa eksperimentime inxhinierike që shkojnë drejt asfaltit, jo për ta ndërtuar qytetin, por për ta shkatërruar logjikën e shpenzimeve publike.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments