Me datë 7 maj 2025, në ambientet e “Mjellma Event” është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Forumit të Intelektualëve në Shtime, me pjesëmarrjen e 37 delegatëve dhe disa mysafirëve të ftuar.
Kuvendi u hap me fjalën tematike të profesorit të njohur Abdyl Hajredini, i cili foli për rolin e intelektualëve në shoqëri dhe rëndësinë e organizimit të tyre në nivel lokal. Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, i cili përshëndeti iniciativën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë.
Pas diskutimeve dhe procedurave të parapara, u mbajt votimi i fshehtë për përbërjen e kryesisë së re të forumit, e cila do të udhëheqë organizatën në mandatin e ardhshëm. Kryesia u zgjodh në këtë përbërje:
- Banush Imeri – Kryetar
- Abdyl Hajredini – Nënkryetar
- Bulëza Hysenaj – Nënkryetare
- Fehmi Hysenaj – Sekretar
- Hyzer Gashi, Kemajl Ademaj, Ruzhdi Jashari, Emine Jetishi, Antigona Jashari, Ali Uka dhe Shaban Halimi – Anëtarë
Të pranishmit vlerësuan organizimin e kuvendit dhe shprehën shpresën se forumi do të jetë një zë aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore të qytetit.
Organizatorët falënderuan posaçërisht “Mjellma Event” për ofrimin falas të hapësirës dhe për mbështetjen logjistike gjatë zhvillimit të aktivitetit.