Wednesday, June 11, 2025
Google search engine
BallinaLajmeDy raste me fruth në Muzeqinë, pezullohet vijimi i fëmijëve në Institucionin...

Dy raste me fruth në Muzeqinë, pezullohet vijimi i fëmijëve në Institucionin Parashkollor

Dy raste të konfirmuara me fruth janë raportuar në Institucionin Parashkollor në Muzeqinë të Shtimes, gjatë një vizite inspektuese të zhvilluar më 13 maj nga ora 2025 nga Inspektorati Sanitar nga Ministria e Shëndetësisë të cilët kanë evidentuar mungesë të vaksinimit MMR (fruth, rubeolë dhe shyta) në një pjesë të fëmijëve të disa grupmoshave bëhet e ditur nga Inspektorati Sanitar.

Ky rast përkon me paralajmërimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), i cili njoftoi se nga data 5 deri më 13 maj janë raportuar gjithsej nëntë raste të reja me fruth në vend, përfshirë katër në Ferizaj dhe dy në Shtime. Të gjitha rastet janë regjistruar tek fëmijë të pavaksinuar.

IKSHPK ka theksuar se përhapja e fruthit tashmë nuk vjen vetëm nga jashtë vendit, por ka filluar të përhapet brenda komunitetit, çka e bën situatën edhe më alarmante. Sipas të dhënave, fëmijët nën moshën pesë vjeç që nuk kanë marrë vaksinën MMR janë më të rrezikuarit për komplikime serioze shëndetësore.

Autoritetet shëndetësore dhe arsimore u bëjnë thirrje të gjitha familjeve që të sigurojnë vaksinimin e plotë të fëmijëve të tyre në QKMF-të përkatëse. Vaksina MMR është e detyrueshme dhe jepet në dy doza – e para në moshën 12 muajshe dhe e dyta në moshën 6-vjeçare – duke ofruar mbrojtje të lartë ndaj fruthit.

IKSHPK po ashtu ka porositur institucionet arsimore të informojnë rregullisht prindërit për rëndësinë e vaksinimit, bazuar në Qarkoren Informuese Nr. 05/2005, zbatimi i së cilës do të mbikëqyret nga inspektoratet përkatëse.

Fruthi është një sëmundje virale shumë ngjitëse, madje gjashtë herë më e transmetueshme sesa gripi i zakonshëm. Ndër komplikimet e mundshme përfshihen pneumonia, inflamacioni i trurit, humbja e dëgjimit dhe në raste ekstreme, edhe vdekja.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments