Thursday, September 18, 2025
Google search engine
BallinaLajmeVIDEO|Qemajl Aliu “zihet në RRENË ME KOS” për kolektorin dhe impiantin e...

VIDEO|Qemajl Aliu “zihet në RRENË ME KOS” për kolektorin dhe impiantin e ujërave të zeza!

Gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe gjatë mandatit qeverisës, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu (LVV), ka premtuar publikisht ndërtimin e kolektorit dhe impiantit të ujërave të zeza – një nga projektet më të rëndësishme për jetën e qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Por, pas katër vitesh premtime boshe, projekti nuk u realizua kurrë! Në debatin televiziv “Jeta në Kosovë”, Aliu u përball me fakte konkrete dhe u zu “në rrenë me kos” kur u pyet për këtë projekt strategjik. Në vend të përgjegjësisë, ai zgjodhi të justifikohej dhe të shmangte përgjigjet e drejtpërdrejta.

Ky është edhe një dëshmi tjetër e mungesës së transparencës dhe keqmenaxhimit nga pushteti lokal, i cili për katër vite nuk ka arritur të realizojë një projekt jetik që prek direkt shëndetin publik, zhvillimin urban dhe cilësinë e jetesës në Shtime.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments