Sunday, December 14, 2025
Google search engine
BallinaLajmeMashtrim me paratë e qytetarëve! Asfalt 4 cm trashësi, i paguar trefish...

Mashtrim me paratë e qytetarëve! Asfalt 4 cm trashësi, i paguar trefish më shtrenjtë nga pushteti i Qemajl Aliut!

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimës dhe kandidati për Kuvendin Komunal nga Nisma, Isak Musliu, ka ngritur akuza të rënda ndaj pushtetit aktual në Shtime, lidhur me shtrimin e asfaltit në rrugën që nis nga shtabi i UÇK-së në fshatin Rancë, deri te Mulliri i Kurtishit.

Musliu, i cili gjatë një vizite në këtë zonë vërejti gjendjen e asfaltit, tha se punimet po kryhen nën çdo standard.

“Trashësia e asfaltit nuk i kalon 4-5 cm. Me këtë cilësi, në një zonë me lagështi të lartë dhe ngrica të shpeshta, ky asfalt nuk ka jetëgjatësi. Është mashtrim ndaj qytetarëve,” theksoi ai.

Por, kohëve të fundit kjo çështje nuk ndalet vetëm te cilësia: qeverisja e Qemajl Aliut është akuzuar se po paguan 39 euro për një metër katror asfalt, ndërkohë që çmimi real në treg është rreth 15 euro.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments