Sunday, December 14, 2025
Google search engine
BallinaLajmeDorëheqja e Hyzri Veliut nga OVL e UÇK-së në Shtime: shqetësime për...

Dorëheqja e Hyzri Veliut nga OVL e UÇK-së në Shtime: shqetësime për politizim

Hyzri Veliu, pjesëtar i Brigadës 60 Diversanto-Vëzhguese dhe invalid i ditëve të para të UÇK-së, ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit dhe anëtarit të Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Shtime.

Në njoftimin e tij publik, Veliu theksoi se është tërhequr për shkak se nuk pranon që organizata të përdoret për interesa politike:

“Në këtë organizatë kam kontribuar me shpirt e zemër, jo për tituj apo privilegje, por për t’u shërbyer me ndershmëri dhe pa dallime politike të gjithë veteranëve tanë. Vlerat tona nuk mund të politizohen.”

Nga Isak Musliu tek Baki Rashiti

Organizatën e Veteranëve në Shtime e ka udhëhequr deri vonë ish-komandanti Isak Musliu, i cili tashmë është kandidat për Kuvend Komunal. Pas dorëheqjes së Veliut, si ushtrues detyre është caktuar Baki Rashiti. Ky i fundit, sipas reagimeve të veteranëve, po shfaq hapur përkrahje politike për Lëvizjen Vetëvendosje – gjë që bie ndesh me rregulloren e organizatës.

Çfarë thotë rregullorja?

Sipas Nenit 3, pika 4 të Rregullores së OVL-UÇK-së:

Kjo dispozitë, sipas veteranëve, ndalon qartë çdo lidhje të drejtuesve të OVL-UÇK me subjektet politike.

Thirrje për unitet

Në fund të letrës së dorëheqjes, Hyzri Veliu u bëri thirrje veteranëve që organizata të mbetet e bashkuar dhe e pastër nga politika:

“Organizata e Veteranëve duhet të qëndrojë e bashkuar, e ndritur nga sakrificat e secilit prej nesh, dhe jo e ndarë nga politika.”

Lavdi dëshmorëve të kombit!

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments