Thursday, September 18, 2025
Google search engine
BallinaLajmeVIDEO|Kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes fton qytetarët të kontribuojnë në...

VIDEO|Kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes fton qytetarët të kontribuojnë në Programin Qeverisës 2026–2030

Shtime, 27 gusht 2025 – Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Shtimes, Përparim Ramusa, ka filluar procesin e hartimit të Programit Qeverisës Komunal 2026–2030, me qëllim që ky dokument strategjik të reflektojë idetë dhe nevojat e qytetarëve.

Nëpërmjet një video me titra, kandidati Përparim Ramusa i është drejtuar qytetarëve me këtë mesazh:

“Të dashur qytetarë,

Jam duke hartuar Programin Qeverisës Komunal 2026–2030 për komunën tonë.
Ky program është i juaji po aq sa i imi, andaj ju ftoj të ndani idetë, planet dhe projektet tuaja, që t’i realizojmë bashkë.”

Me këtë thirrje, kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes ka theksuar se programi qeverisës do të ndërtohet mbi bazën e propozimeve dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, duke synuar një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments