Rruga e asfaltuar para vetëm një muaji në fshatin Devetak të komunës së Shtimes ka filluar të dëmtohet rëndë. Çarje të mëdha, zhytje në shtresën bazë dhe rrëshqitje toke po e bëjnë rrugën të rrezikshme për qarkullim.
Ky është rezultat i punimeve të kryera me nxitim dhe pa standarde, vetëm për fushatë zgjedhore.
Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi kryetarin e Komunës, Qemajl Aliun, dhe drejtorin e Urbanizmit, Grejtalb Eminin, të cilët e promovuan rrugën si sukses publik, ndërsa sot ajo po shembet para syve të qytetarëve.











