Ballina Lajme Rruga për Devetak shembet pas një muaji

Rruga për Devetak shembet pas një muaji

0

Rruga e asfaltuar para vetëm një muaji në fshatin Devetak të komunës së Shtimes ka filluar të dëmtohet rëndë. Çarje të mëdha, zhytje në shtresën bazë dhe rrëshqitje toke po e bëjnë rrugën të rrezikshme për qarkullim.

Ky është rezultat i punimeve të kryera me nxitim dhe pa standarde, vetëm për fushatë zgjedhore.

Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi kryetarin e Komunës, Qemajl Aliun, dhe drejtorin e Urbanizmit, Grejtalb Eminin, të cilët e promovuan rrugën si sukses publik, ndërsa sot ajo po shembet para syve të qytetarëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Exit mobile version