Ballina Lajme “VULAT ‘ZBULOJNË’ HIPOKRIZINË: INFERMIERJA SULMON PORTALIN QË HULUMTOI TË VËRTETËN”

“VULAT ‘ZBULOJNË’ HIPOKRIZINË: INFERMIERJA SULMON PORTALIN QË HULUMTOI TË VËRTETËN”

0

Redaksia: Shtimepress

Portali ShtimePress demanton postimin e shpifur dhe tendencioz të bërë nga Mervete Hasani, ushtruese e detyrës së kryeinfermieres në QKMF “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime, ku akuzon padrejtësisht portalin tone.

Në radhë të parë, është e rëndësishme të kujtojmë se në vitin 2019, vetë Mervete Hasani ka qenë përkrahëse e PDK-së, siç dëshmohet qartë nga fotografitë e publikuara ku ajo shfaqet përkrah Kadri Veselit, lider i atëhershëm i PDK-së, dhe vëllait të saj Naim Hasani. Ky fakt tregon qartë hipokrizinë e saj kur sot, për interesa personale dhe për t’u përshtatur me pushtetin aktual të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ajo mohon lidhjet e saj të mëparshme.

ShtimePress ka kryer një hulumtim të thellë që prej pesë ditësh në lidhje me skandalin e vulës së QKMF-së, e cila ka qarkulluar për një kohë të gjatë pa emrin e nderuar të Dr. Vezir Bajramit. Ky veprim përbën një përdhosje të hapur ndaj trashëgimisë dhe kontributit të tij të çmuar në komunitet. Ndërsa Mervete Hasani përpiqet të arsyetohet me pretekste burokratike, është pikërisht ajo që ka dështuar të mbrojë dinjitetin e kësaj qendre shëndetësore.

Më tej, Mervete Hasani e cila ka shkaktuar një mori skandalesh në QKMF, aktualisht mban pozitën e UD-së në kundërshtim të plotë me ligjin. Ndaj saj është hapur një çështje penale në Prokurori, dhe së shpejti ShtimePress do të publikojë detaje të plota të kësaj lënde për ta bërë të qartë për publikun mënyrën e paligjshme të emërimit dhe ushtrimit të funksionit të saj dhe skandalet e Qemajl Aliut dhe të sajat.

Mervete Hasani, dikur përkrahëse e figurave kyçe të UÇK-së, sot i ka braktisur dhe përbaltur këto lidhje, duke u kthyer në një servile të pushtetit aktual të Lëvizjes Vetëvendosje. Ky qëndrim i saj tregon një mungesë totale parimesh dhe një shërbim të ulët politik që nuk i shërben as komunitetit të Shtimes, as trashëgimisë kombëtare, për të cilën dikur pretendonte se luftonte.

Portali ShtimePress mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, informimit të drejtë të qytetarëve dhe zbulimit të çdo shkeljeje ligjore dhe abuzimi me pushtetin publik.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Exit mobile version