Në Komunën e Shtimes, viti 2024 dhe 2025 po dëshmohet si një vit i përqendrimit të skajshëm të menaxhimit të fondeve publike në duart e një rrethi të ngushtë njerëzish të Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime. Në krye të kësaj skeme si zyrtar kryesor administrativ qëndron kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, dhe drejtori i Drejtorisë për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi, Grejtalb Emini, të cilët, secili veç e veç, janë të lidhur me projekte që kapin shumën 7,501,209.86 euro të dhëna këto të nxjerrura nga ueb faqja zyrtare e Prokurimit Publik, të cilat nuk përfshijnë edhe disa projekte tjera gjatë këtij viti.
Pas tyre vijnë zyrtarë të tjerë që mbajnë përgjegjësi për menaxhimin e miliona eurove në kontrata publike:
- Arben Deliu (anëtar i KD të VV Shtime) – 3,556,171.30 €
- Armend Imeri ((anëtar i KD të VV Shtime) – 2,355,997.78 €
- Halil Kurtishi (sekretar dhe anëtar i KD të VV Shtime) – 1,569,052.78 €
Këto shifra tregojnë jo vetëm për përqendrim të fondeve në disa individë, por edhe për një mungesë të theksuar të shpërndarjes së përgjegjësisë dhe mbikëqyrjes së projekteve publike. Në praktikë, kjo nënkupton se çdo vendim për miliona euro shkon përmes një rrethi të ngushtë njerëzish.