Ballina Lajme Zjarr i madh përfshin kodrën pranë Qendrës Rinore në Shtime – Policia...

Zjarr i madh përfshin kodrën pranë Qendrës Rinore në Shtime – Policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje (foto+video)

0

ShtimePress | E diel, 27 korrik 2025 – ora 17:15

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrën përballë Qendrës Rinore në qytetin e Shtimes. Ngjarja është duke ndodhur aktualisht dhe pamjet që shihni janë dërguar në redaksinë e ShtimePress nga një qytetar në vendin e ngjarjes.

Siç shihet në fotografi dhe video, flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e thatë dhe të pabanuar përreth objektit të Qendrës Rinore, ndërsa tymi është ngritur lart duke krijuar shqetësim për banorët përreth.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës, të cilët janë duke ndërhyrë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, me qëllim të parandalimit të përhapjes drejt objekteve përreth.

Zjarrët e ditëve të fundit janë shtuar ndjeshëm si pasojë e temperaturave ekstreme që po mbretërojnë në vend, ku sot termometri ka arritur në afër 40°C.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal nga qytetarët, sidomos gjatë qëndrimit në natyrë apo afër hapësirave me bar të thatë, për të shmangur çdo rrezik potencial për zjarr.

ShtimePress do të sjellë informacione të reja në vazhdim…

https://shtimepress.com/wp-content/uploads/2025/07/0-02-05-28336116a32e8f37ba5605b141881179a10206068c7775bd993345e651deaf52-f5c35b1_Ise5rfot-1.mp4

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Exit mobile version