Ballina Lajme DOKUMENT|Komuna e Shtimes 461 mijë euro të shpenzuara keq me “Opinion të...

DOKUMENT|Komuna e Shtimes 461 mijë euro të shpenzuara keq me “Opinion të Kualifikuar” nga Auditori

0

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Shtimes për vitin 2024, duke dhënë Opinion të Kualifikuar, që në gjuhë të thjeshtë do të thotë: nuk e kanë kaluar testin e auditimit me sukses! Kjo ndodh kur financat nuk janë të rregullta ose ka mungesë të madhe transparence – e për Komunën e Shtimes, problemi i madh është një shumë prej 461,764 euro që është shpenzuar pa u kategorizuar si duhet pra një vlerësim që nënkupton se pasqyrat financiare nuk ofrojnë një pamje të drejtë dhe të besueshme në të gjitha aspektet materiale.

Sipas Auditorit të Përgjithshëm, i nwnshkruar nga znj. Vlora Spanca, Komuna ka kryer pagesa në vlerë 461,764 euro nga kategori të pasakta ekonomike, duke dëshmuar mangësi serioze në menaxhimin buxhetor dhe mosrespektim të standardeve kontabël për sektorin publik.

Ky vlerësim është një sinjal alarmi për qeverisjen komunale pasiqw raporti thekson se keqklasifikimi i shpenzimeve cenon besueshmërinë e të dhënave financiare dhe kërkon përmirësime të menjëhershme në praktikat e menaxhimit buxhetor.

Publikimi i këtij raporti vjen në kohën kur kërkohet rritje e llogaridhënies dhe profesionalizmit në administratën lokale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Exit mobile version