Ballina Lajme PDK në Shtime zyrtarizon kandidaturën e Dr. Përparim Ramusës për Kryetar të...

PDK në Shtime zyrtarizon kandidaturën e Dr. Përparim Ramusës për Kryetar të Komunës – Përkrahje e fuqishme nga figura të njohura lokale dhe qendrore

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Shtime, ka zyrtarizuar kandidaturën e Dr. Përparim Ramusës për Kryetar të Komunës së Shtimes në zgjedhjet lokale të vitit 2025. Vendimi u mor unanimisht nga Kryesia e Degës së PDK-së në Shtime dhe u konfirmua nga Kryesia Qendrore e partisë.

Dr. Ramusa, mjek specialist me përvojë në shërbimin emergjent dhe bir i një minatori, vjen me bagazh profesional, integritet të lartë dhe vizion të qartë për një Shtime më të zhvilluar dhe më të afërt me qytetarin.

“Si çdo herë, unë dëgjoj zërin e qytetarëve. Jam gati të vendos dijen dhe përvojën time në shërbim të Shtimes. Kjo është një përgjegjësi e madhe, por edhe një nder i veçantë”, u shpreh Dr. Ramusa gjatë shpalljes së kandidaturës.

Kandidatura e tij ka marrë përkrahje të fuqishme nga figura të njohura të politikës lokale dhe qendrore të PDK-së. Kryetari i Degës së PDK-së në Shtime, z. Rrahman Jakupi, ka deklaruar:
“Dr. Përparimi është profesionist dhe njeri me zemër të madhe. Shtimja ka nevojë për liderë të tillë, që e duan vendin dhe janë të gatshëm të punojnë për të gjithë.”

Mbështetje publike ka dhënë edhe z. Naim Ismajli, ish-kryetar i Komunës së Shtimes dhe aktualisht Drejtor Ekzekutiv në PDK në nivel qendror. “Dr. Ramusa është njeri i punës, me përvojë dhe me dashuri për qytetin. Besoj fuqishëm që me të, do ta çojmë Shtimen përpara,” është shprehur Ismajli.

Me këtë kandidaturë, PDK e Shtimes synon rikthimin e besimit qytetar dhe udhëheqjen e Komunës me përgjegjësi, transparencë dhe përkushtim.

“Bashkë për Shtimen që e duam” – është motoja me të cilën Dr. Përparim Ramusa po nis rrugëtimin drejt zgjedhjeve të ardhshme komunale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Exit mobile version