Klubi i Futbollit “Vjosa” – Shtime pwrmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se kanë dhënë dorëheqje zyrtare kryetari Avdi Sadiku dhe gjithë kryesia e klubit, pas më shumë se 6 vitesh drejtim të këtij klubi.
Dorëheqja vjen në një moment të ndjeshëm, pasi burimet financiare të deritashme që vinin nga kryetari Sadiku kanë pushuar, duke vështirësuar vazhdimin e menaxhimit në të njëjtën mënyrë. Sipas këtij njoftimi nën drejtimin e Avdiut dhe të kryesisë, KF “Vjosa” kaloi nga Kategoria e Tretë në Ligën e Parë, ndërtoi një shkollë futbolli model dhe u bë simbol i ringritjes sportive në komunë.
Pjesë e kryesisë dorëhequr janë edhe: Shefki Dauti, Bujar Osmani, Esad Hysiqi, Gezim Brahaj, Fatmir Jashari, Fadil Nuha, Sadik Tershani, Ilirian Gashi dhe vetë Avdi Sadiku.
Ata u falënderuan për punën dhe përkushtimin e treguar ndër vite, ndërsa klubi fton dashamirët e futbollit që të përfshihen në fazën e re të organizimit dhe zgjedhjes së kryesisë së re.